Insajderi
Lajme

Këta janë dy zyrtarët e Suharekës që dyshohen se keqpërdorën parat për ndërtimin e lapidarëve

Insajderi
13 November 2025 - 13:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këta janë dy zyrtarët e Suharekës që dyshohen se keqpërdorën parat për ndërtimin e lapidarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve komunalë për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, lidhur me projektin e ndërtimit të lapidarëve në fshatrat Studenqan, Vraniq dhe Dubravë të Komunës së Suharekës.

Gazeta Insajderi mëson se zyrtarët e akuzuar janë Lorika Gashi dhe Ahmet Emrullahu. Ata dyshohet se keqpërdoren 41 mijë euro për ndërtimin e lapidarëve.

Në aktakuzën e ngritur thuhet se nga 20 tetori 2023 e në vazhdim, të pandehurit, duke shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare, kanë tejkaluar kompetencat dhe nuk kanë përmbushur detyrat ligjore gjatë implementimit të projektit për ndërtimin e lapidarëve.

Sipas Prokurorisë, Ahmet Emrullahu, në cilësinë e menaxherit të kontratës, ka urdhëruar operatorin ekonomik të ndryshojë projektin fillestar dhe të kryejë punë që nuk kanë qenë të parashikuara, duke e bërë këtë pa përfshirjen e zyrës së prokurimit dhe pa autorizim nga autoriteti kontraktues.

Ndërsa Lorika Gashi, si mbikëqyrëse e drejtpërdrejtë e punimeve, thuhet se ka pranuar shkeljet e bëra nga menaxheri i kontratës dhe ka nënshkruar dokumente me të dhëna të pavërteta, për të mundësuar pagesa në vlerë prej 41,270 euro dhe 7,377.20 euro për punime që nuk janë realizuar, përfshirë edhe ndërtimin e lapidarit në Studenqan.

Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit dhe ndaj personave zyrtar të shqiptohet dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, bëhet e ditur në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark