Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kritikuar Bashkimin Evropian, duke thënë se Brukseli nuk po e sheh dhe nuk po e vlerëson progresin që ka bërë Kosova.
Në një intervistë për “Politico”, Osmani tha se Kosova nuk bën flirt me vende si Rusia, Kina dhe Irani, por megjithatë puna dhe reformat e saj në ekonomi, sundim të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit nuk po vlerësohen nga BE-ja.
Presidentja kosovare tha se rruga integruese e vendit mbetet e bllokuar dhe procesi i bazuar në merita, për të cilin BE-ja flet, ende nuk shihet në praktikë.
Ajo shtoi se aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat, i dorëzuar në dhjetor 2022, ende nuk është shqyrtuar dhe ndodhet “në sirtarët e BE-së”.
“Por në të njëjtën kohë, nuk e ndiejmë që ky qasje pro-evropiane dhe fakti që ne jemi 100% të përafruar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së është parë ose vlerësuar. Përkundrazi, duket sikur merret si e mirëqenë. 97% e njerëzve, sigurisht, janë pro-evropianë. Reformat tona në ekonomi, në sundim të ligjit, sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, kanë qenë thelbësore. Megjithatë, në rrugën tonë të integrimit evropian, jemi të bllokuar. Dhe duket sikur procesi i bazuar në meritë, për të cilin BE-ja flet aq shumë, mbetet diçka që duhet të vijë. Unë ende nuk e shoh të ndodhë”, ka thënë Osmani në “Politico”.
Osmani gjithashtu bëri thirrje që Kosova të mos shihet më si barrë, duke theksuar potencialin e saj të madh ekonomik dhe njerëzor dhe rëndësinë strategjike të vendit për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe