Insajderi
Sport

Kosova finalizon listën për ndeshjen ndaj Sllovenisë

Insajderi
15 November 2025 - 14:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kosova finalizon listën për ndeshjen ndaj Sllovenisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka përditësuar sot (e shtunë) në mëngjes listën e futbollistëve të ftuar duke dorëzuar 23 emrat që do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e sotme ndaj Sllovenisë.

Dardanët janë mysafir të sllovenëve në ndeshjen e parafundit të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Stozice” të Lubjanës me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja kombëtaret, por sidomos për Kosovën, e cila me një barazim siguron pozitën e dytë apo ‘play-off’-in për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Ekipi i përzgjedhësit Franco Foda është i kompletuar për këtë ndeshje, përveç portierit Arijanet Muric, i cili mungon shkaku i kartonëve, dhe kështu imperativ i vetëm është rezultati pozitiv.

Megjithatë, Foda është detyruar t’i largojë edhe katër lojtarë tjerë nga lista preliminare pasi për ditën e ndeshjes nevojiten vetëm 23 futbollistë.

Kështu, në listën e dorëzuar te UEFA, vërehet se Leard Sadriu, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica dhe Baton Zabërgja janë lënë jashtë. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark