Kosova e fiton ndeshjen me Slloveninë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova e fiton ndeshjen me Slloveninë

    Insajderi
    15 November 2025 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të madhe ndaj Sllovenisë si mysafire, duke siguruar një vend në “play-offin” e Botërorit, për herë të parë në histori.

    “Dardanët” fituan 2-0 në “Stozice Stadion”.

    Ishte Fisnik Asllani që shënoi në minutën e shtatë të ndeshjes, pas një kontrolli të bukur të topit dhe një goditjeje precizë në këndin e djathtë të portierit, Jan Oblak.

    Në pjesën e dytë, te Sllovenia hyri Petar Stojanovic si zëvendësues, i cili në minutën e 47-të mori kartonin e parë të verdhë të ndeshjes, teksa në minutën e 53-të u ndëshkua me të dytin të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja.

    Dhjetë minuta më vonë, Kosova e dyfishoi epërsinë me anë të autogolit të Zan Karnicnik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark