Insajderi
Lajme

Ambasadori britanik uron Kosovën për Playoff-in: Mezi pres ndeshjen ndaj Zvicrës

Insajderi
16 November 2025 - 12:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ambasadori britanik uron Kosovën për Playoff-in: Mezi pres ndeshjen ndaj Zvicrës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jonathan Hargreaves, ambasadori britanik në Kosovë, ka uruar Kombëtaren e Kosovës për sigurimin e Playoff-it të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Përmes një postimi në X, Hargreaves shprehu emocionin e tij për ndeshjen e së martës mes Kosovës dhe Zvicrës, duke i uruar fat “Dardanëve” edhe një herë.

“Urime Kosovë për fitoren e mbrëmshme dhe kualifikimin për në fazën eliminatore të Kupës së Botës! Mezi pres të shikoj ndeshjen e së martës dhe i uroj ekipit fat të mbarë,” shkroi ambasadori.

Kosova të shtunën mposhti Slloveninë me rezultat 0-2, duke shënuar një moment historik, pasi për herë të parë “Dardanët” do të marrin pjesë në Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark