Insajderi
Insporti

FSHF-ja emocionon me reagimin: Një ditë e madhe për futbollin shqiptar -Përgëzon Kosovën për arritjen historike

Insajderi
16 November 2025 - 13:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
FSHF-ja emocionon me reagimin: Një ditë e madhe për futbollin shqiptar -Përgëzon Kosovën për arritjen historike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka përshëndetur me gëzim dhe emocion të veçantë suksesin e Kosovës, e cila për herë të parë ka siguruar vendin në play-off të Kupës së Botës.

Në një postim në Facebook, FSHF thekson se ky moment është një fitore që e ndjen çdo shqiptar, pavarësisht ku jeton, ndërsa citon edhe Presidentin Armand Duka, i cili e ka quajtur këtë arritje “një krenari të dyfishtë për kombin tonë”.

FSHF ka uruar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe të gjithë ekipin drejtues për këtë sukses të jashtëzakonshëm, duke inkurajuar shqiptarët të vazhdojnë të ëndërrojnë dhe të shkruajnë së bashku histori të reja në futbollin shqiptar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark