Insajderi
Lajme

Dramë në Grupin F të kualifikimeve për Botëror, Hungaria eliminohet krejt në fund të ndeshjes

Insajderi
16 November 2025 - 17:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dramë në Grupin F të kualifikimeve për Botëror, Hungaria eliminohet krejt në fund të ndeshjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një dramë e vërtetë u zhvillua në ‘Puskas Arena’ të Budapestit. Hungaria u eliminua në shtëpi nga Irlanda me rezultat 2-3.

Hungaria ishte e para që kaloi me epërsi në minutën e tretë me golin e Dániel Lukács në minutën e tretë, shkruan Insajderi.

Në minutën e 15-të nga pika e bardhë për golin e barazimit për Irlandën shënoi Troy Parrott.

Kombëtarja hungareze nuk vonoi shumë, ku golin e dytë në minutën e 37′ e shënoi Barnabas Varga.

Epërsinë hungarezët e mbajtën deri në minutën e 80′, ku sërish shënoi Parrott për 2-2.

Parrott ishte edhe golashënues i golit të tretë, të ardhur në minutën e gjashtë të shtesës, duke e përmbyllur në mënyrën më dramatike të mundshme këtë ndeshje.

Ky rezultat e çoi përpara Irlandën në fazën e ‘play off’ të Kualifikimeve të Botërorit, ndonëse Hungaria edhe me barazim mund të kalonte në atë fazë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark