Insajderi
Lajme

Një ushtar i FSK’së dyshohet se u plagos nga kolegu

Insajderi
16 November 2025 - 20:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një ushtar i FSK’së dyshohet se u plagos nga kolegu
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është plagosur nga arma e zjarrit përgjatë së dielës. Ngjarja ka ndodhur në Sharban të Prishtinës.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur Pllana.

Gazeta Insajderi jozyrtarisht ka marrë vesh se personi i plagosur është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe se dyshohet se plagët i mori nga arma e kolegut të tij. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark