Insajderi
Lajme

Kusari ngjallë dyshime: Emisioni Logjikonomia që është transmetu mbrëmë nuk është me në Youtube

Insajderi
17 November 2025 - 10:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kusari ngjallë dyshime: Emisioni Logjikonomia që është transmetu mbrëmë nuk është me në Youtube
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kanali i Youtubes së emisionit satiristik, Logjikonomia, figuron të jetë i fshirë.

Kështu ka bërë të ditur juristja e mediave, Flutura Kusari, veprim ky i cili ka ndodhur pas transmetimit të një emisioni ku aktorët tallen me votuesit e Faton Pecit, fituesit në Komunën e Mitrovicës së Jugut, shkruan Insajderi.

“Emisioni Logjikonomia qe eshte transmetu mbreme nuk eshte me ne youtube. Jam tu provu me marr info cka ka ndiku ne mbylljen e kanalit te televizionit ne youtube. Shume shqetesuese per bese”, ka thënë Kusari.

Megjithatë, nga ky emision nuk kanë dalë me ndonjë njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark