Insajderi
Lajme

Aksident me armë në Prishtinë, një person i lënduar

Insajderi
17 November 2025 - 14:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident me armë në Prishtinë, një person i lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një incident i dhunshëm ka ndodhur dje në fshatin Sharban, ku një person i gjinisë mashkullore është dërguar për trajtim në QKUK pas lëndimeve trupore.

Sipas policisë, gjatë qëndrimit në një veturë me një tjetër person, dyshohet se viktima aksidentalisht i ka shkrepur arma të dyshuarit, duke i shkaktuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes, si prova materiale është konfiskuar arma e zjarrit dhe 15 fishekë.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark