Insajderi
Lajme

Veton Berisha: Elbert Krasniqi detyrohet të më kompensojë 374 euro shpenzimet kontestimore

Insajderi
17 November 2025 - 14:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Veton Berisha: Elbert Krasniqi detyrohet të më kompensojë 374 euro shpenzimet kontestimore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti Veton Berisha ka njoftuar se Gjykata Themelore në Pejë ka hodhur poshtë të gjitha pretendimet e ish-ministrit Elbert Krasniqi në një proces gjyqësor të ngritur më herët ndaj tij për shpifje.

Berisha ka bërë të ditur se pas shqyrtimit të argumenteve, gjykata ka konstatuar se e drejta ishte në anën e tij dhe se pretendimet e tij janë vërtetuar.

Ish-ministri Krasniqi, sipas vendimit, ka pasur qëllim të ndalojë Berishën nga shprehja e mendimit të lirë dhe publikimi i veprimeve të tij ndaj komunitetit egjiptian si votues potencial.

Me këtë aktgjykim, Krasniqi detyrohet të kompensojë deputetin Berisha me 374 euro shpenzime kontestimore.

“Më lejoni të e ndaj me ju Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, vendim ky që i hudhë poshtë të gjitha pretendimet e z.Elbert Krasniqit (ish-ministrit) i cili në më shumë se tri vite më herët ka ngritur proces gjyqësor ndaj meje me pretendimin e tij se kinse unë kam bërë shpifje dhe kinse unë ja kam dëmtuar imazhin e tij me postimin tim të datës 18.01.2022 të cilin postim po ashtu e gjeni të bashkangjitur edhe në kuadër të këtij emaili. Pas shqyrtimit të gjitha argumenteve nga ana gjykatës është konstatuar se e drejta ishte në anën time dhe me këtë aktgjykim janë vërtetuar pretendimet e mija! Pra siç mund të e shini nga aktgjykimi z. Krasniqi e kishte vetëm si qëllim të më ndal nga shprehja e mendimit të lirë dhe rrjedhimisht edhe nga ndalimi i im që të i bëjë publike veprimet e padrejta e të dëmshme dhe mashtrimet e tij ndaj komunitetit egjiptian si votues potencial të tij, z. Krasniqi me anë të këtij vendimi detyrohet të më kompensoj 374 euro shpenzimet kontestimore”, thuhet në vendim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark