Insajderi
Insporti

Barcelona konfirmon rikthimin e shumëpritur në Camp Nou

Insajderi
17 November 2025 - 15:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Barcelona konfirmon rikthimin e shumëpritur në Camp Nou
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

FC Barcelona do të kthehet më në fund këtë fundjavë në shtëpinë e saj historike, Camp Nou, duke i dhënë fund më shumë se dy viteve e gjysmë larg stadiumit ikonë.

Që prej vitit 2023, Barcelona është detyruar të zhvillojë ndeshjet e saj në Estadi Olimpic Lluis Companys, ndërkohë që Camp Nou i është nënshtruar një procesi të gjerë rindërtimi.

Disa data të mëparshme të parashikuara për rikthimin, përfshirë Trofeun Joan Gamper dhe sfidën ndaj Valencias, nuk u realizuan, por tashmë klubi ka siguruar të gjitha lejet e nevojshme për të rihapur stadiumin për tifozët.

“FC Barcelona njofton se ndeshja e javës së 13-të të kampionatit, kundër Athletic Club, e planifikuar për të shtunën, 22 nëntor, do të zhvillohet përfundimisht në Spotify Camp Nou”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark