Insajderi
Lajme

“PDK ka nevojë për një kapitull të ri”, thotë Krasniqi

Insajderi
17 November 2025 - 17:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“PDK ka nevojë për një kapitull të ri”, thotë Krasniqi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Memli Krasniqi është shprehur se nuk po largohet nga pozita e kryetarit nga zhgënjimi, por se sipas tij, PDK-ja ka nevojë për një kapitull të ri.

Ai u shpreh se PDK ka nevojë që kryetari i saj të jetë edhe kandidati i tyre për kryeministër të ardhshëm.

“Unë sot para jush e dorëzoj atë ma dhatë katër vite e katër muaj më parë, postin e kryetarit të PDK-së. E dorëzoj sepse po, pas gati 1 mijë e 600 ditësh shërbimi  si udhëheqës i juaji besoj se PDK ka nevojë për një momentum të ri, për një kapitull të ri, teksa përgatitet për zgjedhjet nacionale të radhës”.

“Unë nuk po largohem prej lodhjes, nuk po largohem prej zhgënjimit, përkundrazi, po e bëj këtë hap sepse besoj thellë se PDK ka nevojë për energji të re dhe PDK ka nevojë që kryetari i saj të jetë edhe kandidati jonë për kryeministër të ardhshëm”, u shpreh ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark