Insajderi
Shqipëri/Rajon

69-vjeçari në Fier vishej si grua për t’i ikur arrestit shtëpiak

Insajderi
17 November 2025 - 23:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
69-vjeçari në Fier vishej si grua për t’i ikur arrestit shtëpiak
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 69-vjeçar në Roskovec të Fierit ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për t’i ikur arrestit shtëpiak.

Siç raporton Top Channel, ai kamuflohej si grua në mënyrë që të dilte nëpër fshat.

Jorgo Hatiaj është filmuar nga një qytetare duke qarkulluar i lirë nëpër rrugët e fshatit por i veshur si një grua, në mënyrë që të mos binte në sy të policisë.

Ai u raportua dhe u arrestua nga Policia e Fierit, derisa materialet i janë përcjellë prokurorisë për veprimet e mëtejshme procedurale.

Siç shihet nga pamjet, qytetarja i afrohet dhe duke e filmuar i bën thirrje policisë që ta arrestojë, ndërsa i moshuari i drejtohet asaj për ta goditur, e më pas largohet me vrap.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark