Insajderi
Lajme

Dy u dorëzuan, Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e personit të tretë në Pejë

Insajderi
18 November 2025 - 12:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy u dorëzuan, Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e personit të tretë në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Pejës ka njoftuar se kërkon bashkëpunim nga qytetarët me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e personit të shfaqur në fotografi.

Sipas Policisë, i dyshuari është Valtrim Kelmendi, i lindur më 28.02.2005 në Pejë.

I njëjti kërkohet për këto vepra penale: Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve, lëndim i lehtë trupor, dhe kanosja.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe dy personat e tjerë të shpallur në kërkim, Ismet Kelmendi,  dhe Premton Berisha janë dorëzuar në rajonin në e Policisë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e personit të lartëpërmendur të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose stacionin më të afërt policor”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark