Insajderi
Show

Morena i del publikisht në mbështetje këtij banori të BBVK

Insajderi
18 November 2025 - 13:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Morena i del publikisht në mbështetje këtij banori të BBVK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Morena Taraku, ka shprehur haptazi mbështetjen e saj për një nga banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, i cili startoi mbrëmë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram Story, Morena i ka dedikuar fjalë zemre dhe motivuese këngëtarit Ardit Stafa, duke e quajtur “njeri që ka hala njerz me shpirt t’barab” dhe “besnik”.

Morena e shoqëroi një fotografi të Arditit me një mbishkrim emocionues, duke i dhënë kurajo atij në këtë aventurë televizive:

“Ti e meriton me kon aty. Me kallxu qe ka hala njerz me shpirt t’bardh. Njeri qe ka jetu afër nanës së tij deri minutën e fundit… Me plot kuptimin e fjalës ti e meriton më të mirën. Shoku jem besnik”.

Ardit Stafa ishte një nga banorët që iu bashkua shtëpisë mbrëmë në natën e parë të spektaklit të Big Brother VIP Kosova 4.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark