Insajderi
Lajme

Policia konfirmon vdekjen e një personi në Ferizaj

Insajderi
18 November 2025 - 15:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia konfirmon vdekjen e një personi në Ferizaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Bablak të Ferizajt.

Viktima është një 88 vjeçar.

“Më datë 18.11.2025, rreth orës 11:05, policia është njoftuar se në fshatin Bablak të Ferizajt një person në shtëpinë e tij është pa ndjenja. Patrulla ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe brenda në shtēpi është gjetur personi pa shenja jete, vdekjen e tij e ka konstatuar Ekipi i Emergjencës nga Ferizaj . Viktima është një mashkull, rreth 88 vjeç. Në vendngjarje kanë dalur njësia e hetimeve dhe forenzika, të cilat po merren me rastin. Për informacione të tjera, do të njoftoheni me raport vijues”, konfirmoi policia për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark