Insajderi
Botë

Komploti i bandës shqiptare për vrasjen e kryeprokurorit të Brukselit, autoritetet belge japin detaje

Insajderi
18 November 2025 - 16:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Komploti i bandës shqiptare për vrasjen e kryeprokurorit të Brukselit, autoritetet belge japin detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tetë persona nga bota e trafikimit të drogës janë arrestuar në lidhje me komplotin për vrasjen e kryeprokurorit të Brukselit, tha departamenti i prokurorit të shtetit belg të martën.

Ai tha se arrestimet u kryen të martën pas kërkimeve të 18 lokaleve, kryesisht në Bruksel. Bëhet e ditur se të arrestuarit janë të lidhur me mafinë shqiptare atje, raporton Reuters, përcjell Insajderi.

“Në korrik të 2025-ës, zyra e prokurorit të shtetit u informua nga policia e Brukselit për një komplot që synonte vrasjen e kryeprokurorit të Brukselit. Të dyshuarit kryesorë duket se kanë një precedent penal të lidhur me trafikun e organizuar të drogës dhe mund të jenë aktivë brenda mafias kriminale shqiptare”, tha prokurori belg.

Brukseli po karakterizohet me dhunë me bandat e drogës viteve të fundit dhe zyrtarët kanë thënë se më shumë se 100 nga rrjetet kriminale më të rrezikshme të Evropës veprojnë atje.

Në shkurt të këtij viti, autoritetet u detyruan të mbyllnin disa stacione metroje të Brukselit kur kërkonin dy të dyshuar pas një të shtëne të lidhur me trafikantë droge. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark