Insajderi
Lajme

PDK tregon se a do të marrë pjesë në seancën e nesërme

Insajderi
18 November 2025 - 18:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PDK tregon se a do të marrë pjesë në seancën e nesërme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nga ora 14:00 është caktuar seanca për formimin e qeverisë, mandatar i së cilës është Glauk Konjufca.

Seanca e parë nga ora 11:00 në pikën e parë të rendit të ditës e ka formimin e komisioneve parlamentare. Do të shqyrtohen edhe disa marrëveshje ndërkombëtare, si dhe buxheti për vitin e ardhshëm, buxheti për Gjilan, Zubin Potok dhe Prishtinë, si dhe çështja e financimit të RTK’së.

Ndërkaq nga ora 14:00 do të tentohet që të votohet mandatari Glauk Konjufca për kryeministër.

 Faton Abdullahu, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës, i tha Insajderit se do marrin pjesë vetëm në seancën ku do të tentohet të votohet Glauk Konjufca për kryeministë.

“Ne nesër nuk marrim pjesë në seancën e orës 11 vetëm në atë të orës 14:00”, konifrmoi ai.

LDK po ashtu njoftoj se nuk do të marrë pjesë në seancën e orës 11:00, duke e konsideruar atë një improvizim që shpërfill rregulloren, me agjendë të ngarkuar me marrëveshje ndërkombëtare, kredi, borxhe dhe projektligje që kërkojnë seriozitet e konsultim.

Sqaron se do të jetë e pranishme vetëm në seancën e orës 14:00, kur të pranojë ftesën zyrtare dhe rendin e ditës për çështjen e mandatarit.

“LDK mbetet e përkushtuar ndaj rendit, ligjshmërisë dhe stabilitetit të Republikës. Nuk bëhemi pjesë e skenarëve populistë dhe krizave të fabrikuara për interesa zgjedhore”, përfundon komunikata. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark