Insajderi
Sport

Granit Xhaka vjen me një postim në rrjetet sociale pasi Zvicra e siguroi kualifikimin në Kampionatin Botëror

Insajderi
19 November 2025 - 09:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Granit Xhaka vjen me një postim në rrjetet sociale pasi Zvicra e siguroi kualifikimin në Kampionatin Botëror
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zvicra e siguroi mbrëmë kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror 2026.

“Helvetikët” barazuan 1:1 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, çka ishte e mjaftueshme për ta siguruar vendin e parë në grup.

Granit Xhaka ishte padyshim kryefjala e Zvicrës në këto kualifikimeve, duke e udhëhequr ekipin drejt një tjetër Botërori.

Xhaka u vërshëllye mbrëmë në “Fadil Vokrri”, diçka që as vet ai nuk e kishte pritur.

E tani, Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale.

“Kupa e Botës 2026; Ne do të jemi aty. Mezi po pres”, shkroi Xhaka.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark