FC Barcelona ka njoftuar se ndeshja e gjashtë e fazës së ligës së Ligës së Kampionëve, e planifikuar për të martën, më 9 dhjetor në orën 21:00, kundër Eintracht Frankfurt, do të luhet në Spotify Camp Nou.
Ky vendim vjen pas marrjes së licencës së parë të okupimit për Fazën 1B, e cila lejon një kapacitet të shtuar dhe përfshin të gjithë zonën anësore, duke shtuar licencën e dhënë tashmë për Fazën 1A – që mbulon Tribunën Kryesore dhe Portën Jugore – dhe hyn në fuqi pasi UEFA të ketë pranuar kërkesën, duke marrë parasysh se janë përmbushur të gjitha kërkesat e nevojshme, bëhet e ditur në njoftimin zyrtar të klubit.
“FC Barcelona është e kënaqur që mund të garojë përsëri në stadiumin e saj dhe të vazhdojë të përparojë në projektin gjithëpërfshirës të transformimit të Spotify Camp Nou të ri”, ka thënë klubi.
Kujtojmë se Barcelona ndeshjen e radhës kundër Athletic Bilbaos do ta luajë në shtëpi, në Camp Nou, për herë të parë që nga rinovimi i stadiumit. /Insajderi.org/