Insajderi
Lajme

Predhë anti tank dhe uniforma ushtarake serbe- Policia tregon çka gjeti në Jarinjë

Insajderi
19 November 2025 - 10:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Predhë anti tank dhe uniforma ushtarake serbe- Policia tregon çka gjeti në Jarinjë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një shtëpi të pabanuar në Jarinjë të Poshtme ka gjetur një predhë anti-tank dhe uniforma me emblema ushtarake serbe.

Përmes raportit ditor të së mërkurës, policia njofton se në lokacion s’ka hasur ndonjë të dyshuar dhe se shtëpia ishte e braktisur, shkruan Insajderi.

Rasti është nën hetime, sipas policisë.

Njoftimi i plotë:

MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL I PAAUTORIZUAR I ARMËS

Fsh. Jarinje e Poshtme 18.11.2025 – 19:30.  Njësiti policor gjatë patrullimit kishte vërejtur se një shtëpi e pabanuar kishte pasur të thyer-dëmtuar derën dhe kur kanë hyrë brenda kanë pa se kishte pas uniforma ushtarake dhe një predhë anti-tank. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë anti-tank cal. 37 mm modeli M38 dhe uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë Serbe si: një këmishë me mëngë të shkurta, dy xhaketa dimërore, një jakne ushtarake dhe një palë pantallona. Në atë lokacion nuk është hasur ndonjë person i dyshuar apo ndonjë dëshmitarë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark