Insajderi
Show

Shkurta: Gjithë shtëpisë ‘ia shti fitilin’, i çmontoj…

Insajderi
19 November 2025 - 10:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shkurta: Gjithë shtëpisë ‘ia shti fitilin’, i çmontoj…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkurte Haxhiu, banorja e Big Brother VIP Kosova 4, ka komentuar lojën e një prej banorëve, duke theksuar se ajo vetë ende nuk ka nisur të luajë seriozisht.

Aktivistja u shpreh se posedon shumë humor dhe energji, por për momentin po zgjedh t’i kursejë ato.

Në një bisedë brenda shtëpisë, Shkurta tha se nëse dëshiron, mund të “çmontojë” jo vetëm një person, por gjithë shtëpinë.

Sipas saj, ajo ka aftësi të mjaftueshme për të ndezur atmosferën ose për të krijuar tensione, por po pret momentin e duhur për të vepruar.

“Me dit ti sa kam unë humor, unë e çmontoj jo këtë por të gjithë shtëpisë fitilin ia shti”, tha tutje, raporton Telegrafi.

Shtoi se ky është vetëm fillimi i garës dhe se nuk dëshiron të shpërthejë shumë herët në lojë.

“Kadale, ky është vetëm fillimi, unë nuk po dua me u harxhu në ditën e dytë”, theksoi mes tjerash.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark