Insajderi
Lajme

“Thjesht nuk mundesh” – Gruda i PDK-së iu mban leksion Kurtit dhe deputetëve të VV-së

Insajderi
19 November 2025 - 11:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Thjesht nuk mundesh” – Gruda i PDK-së iu mban leksion Kurtit dhe deputetëve të VV-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka folur i vetëm në seancën që është thirrur për votimin e Buxhetit të Kosovës, para votimit të Qeverisë.

Në fjalimin e tij, ai u ka mbajtur leksion deputetëve të Vetëvendosjes duke theksuar se kjo seancë është thirrur në mënyrë të jashtëligjshme.

“Ju e dini secili prej jush se kjo seancë është e paligjshme”, thotë ai.

Po ashtu, ai i ka reaguar edhe kryeministrit Kurti, duke i thënë se nuk mund të propozojë si kryeministër dhe të ulet të votojë si deputet.

“Nuk mund të mbani funksione të dyfishta. Nuk mund të vish këtu të propozosh si kryeministër dhe të ulesh si deputet ta votosh atë. Thjesht nuk mundesh”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark