Insajderi
Lajme

Nxehet fort Agim Bahtiri, i thotë Grudës: A e ke pyet Listën Serbe që ke ardhur këtu?

Insajderi
19 November 2025 - 12:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nxehet fort Agim Bahtiri, i thotë Grudës: A e ke pyet Listën Serbe që ke ardhur këtu?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka kaluar në nervozë pasi mori fjalën deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda.

Bahtiri nga ulësja e tij, pasi Gruda përmbylli fjalën e tij, i tha nëse e ka pyetur Listën Serbe që ka ardhur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, shkruan Insajderi.

“Zotri Gruda, a e ke pyet Listën Serbe që ke ardhë këtu? A e ke pyet Listën Serbe që ke ardhur këtu? E di saktë unë. Me jau nalë qytetarëve paret, ti e di shumë mirë kush të ka shti”, deklaroi Bahtiri.

Gruda pati përplasje më herët me nënkryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun, lidhur me çështjen e ligjshmërisë së seancës së jashtëzakonshme, të ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje për formimin e komisioneve të përhershme dhe buxhetit e marrëveshjeve ndërkombëtare. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark