Insajderi
Lajme

Kurti nga seanca e “jashtëligjshme”: Në Kosova nuk ka krizë ekonomike

Insajderi
19 November 2025 - 12:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti nga seanca e “jashtëligjshme”: Në Kosova nuk ka krizë ekonomike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri në detyrë e deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në foltoren e Kuvendit gjatë “seancës”, që e thirri partia e tij e u bojkotua si e paligjshme nga partitë tjera të shumicës shqiptare, tha se në Kosovë s’ka krizë ekonomike.

Ai tha se për këtë arsye edhe s’ka protesta të qytetarëve.

“Në Kosovë nuk ka krizë ekonomike. Rritja ekonomike në çerekun e dytë sivjet ka qenë 4.58% të bruto produktit vendor. Në këto katër vite sa isha kryeministër dhe tash sa jam kryeministër në detyrë, asnjëherë rritja ekonomike nuk ka qenë nën 4%, rritja mesatare ekonomike është 6%. Prandaj edhe nuk ka protesta të qytetarëve, por ka ankesa të opozitarëve. Në Kosova nuk ka krizë ekonomike, po rrezikojmë të kemi krizë sociale nga kriza buxhetore financiare për shkak të keqpërdorimit të procedurave”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark