Insajderi
Lajme

Policia jep detaje për sulmin e Don Xhonit ndaj Bini Diez

Insajderi
19 November 2025 - 13:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia jep detaje për sulmin e Don Xhonit ndaj Bini Diez
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Producenti, Shkumbin Nebihu, i njohur si Bini Diez, ka pretenduar se është sulmuar me armë zjarri nga reperi, Don Xhoni të dielën.

Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Bini Diez tha se reperi Don Xhon, e ka gjuajtur me armë zjarri, në veturë.

Më tutje ai ka thënë për Insajderin se nuk ka pasur asnjë problem me Don Xhonin.

Policia e Kosovës, i ka thënë Gazetës Insajderi se për këtë çështje ka inciuar rast “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

“Deri më tani nuk dihen rrethanat e sakta që çuan në konflikt. Lidhur me pyetjet e juaja, ju njoftojmë se është iniciuar rasti Asgjësim apo dëmtim i pasurisë. Hetuesit në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet e nevojshme. Duke marrë parasyshë fazën në të cilën ndodhet hetimi nuk mund të ndajmë të dhëna të tjera me ju”, i ka thënë Policia e Kosovës.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark