Insajderi
Lajme

Haradinaj kërkon nga Konjufca t’iu kërkojë falje qytetarëve

Insajderi
19 November 2025 - 14:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haradinaj kërkon nga Konjufca t’iu kërkojë falje qytetarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se partia e tij nuk ka votë për Qeverinë Konjufca.

Pak para nisjes së seancës për formimin e qeverisë së re, Haradinaj tha se mandatari Glauk Konjufca duhet të iu kërkojë falje qytetarëve, pasi sipas tij, ai ua humbi edhe dy javë kohë.

“Aleanca është shumë e qëndrueshme në vendimet e veta. Çdo deklarim i yni më përpara ka qenë i Aleancës dhe jo vetëm i individëve. Është vendim i Aleancës që votojmë kundër këtij mandatari, i cili nuk është shumë i qëndrueshëm sepse nuk i ka paraqitur nënshkrimet. Mendoj që zotëri Konjufca duhet të iu kërkojë falje qytetarëve, sepse i ka vonuar edhe dy javë”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark