Insajderi
Lajme

Gjendet pa shenja jete një 71-vjeçare në Sarandë, dyshohet se ra aksidentalisht në bunar

Insajderi
19 November 2025 - 18:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjendet pa shenja jete një 71-vjeçare në Sarandë, dyshohet se ra aksidentalisht në bunar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një e moshuar është gjetur pa shenja jete një 71-vjeçarja në Sarandë.

E njëjta dyshohet se ka rënë aksidentalisht në bunarin që ndodhej në oborrin e shtëpisë së saj në fshatin Metoq.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja 71 vjeçe”.

“Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark