Ngjarjet e datës 20 nëntor 2025 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngjarjet e datës 20 nëntor 2025

    Insajderi
    20 November 2025 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik mban konferencën e radhës “Forcimi i Koordinimit dhe Integriteti në Prokurim Publik”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 08:30)

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

    Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mban konferencën përmbyllëse “Mbështetja e ri/integrimit socio-ekonomik dhe sigurimi i të drejtave të barabarta të pjesëmarrjes për gratë dhe vajzat e riatdhesuara dhe refugjate në Kosovë – Rrëfime Force, Sisteme Kujdesi”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00-13:30)

    Mbahet seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë, ora 09:30)

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban mbledhjen e radhës.(Këshilli Prokurorial, Prishtinë, ora 9:30)

    UNICEF shënon 30 vjet të pranisë në Kosovë dhe Ditën Botërore të Fëmijëve. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani. (Mensa “Ramiz Sadiku”, ora 11:00)

    Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, qytetarët mund ta vizitojnë Qendrën e Paraburgimit – Prishtinë. (Ora 09:30 – 11:00)

    Avokati i Popullit mban konferencë për shtyp në lidhje me vizitën e tij të fundit te Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. (Institucioni i Avokatit të Popullit, kati i katërt, ora 12:15)

    Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës bëhet vizitë në hapësirat e Qendrës Edukuese Korrektuese për të Mitur. (Lipjan, ora 12:30 – 13:20)

    Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës hapet ekspozita e punimeve të filigranit dhe pikturave të realizuara nga të burgosurat. (Qendra Korrektuese për Femra – Lipjan, ora 13:30 – 14:30)

    Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, mbahet ndeshje miqësore në mes të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të Shqipërisë. (Stadiumi i Qytetit të Lipjanit “Sami Kelmendi”, ora 19:00)

    Hapet ceremonia “Mirëdita, dobar dan!” Defy Them. (Qendra e Kulturës Alternative Defy Them Prishtinë, ora 19:30)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark