Policia e Kosovës bashkë me zyrtarët doganorë në Han të Elezit përgjatë kontrollit të një autobusi, në valixhen e një shtetase italiane kanë gjetur substance të ndryshme narkotike dhe para fals.
Lajmin e ka bërë Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se gjatë kontrollit së njëjtës I janë sekuestruar afro 25 gramë të substancës narkotike të llojit methaphetamin, 4,20 gramë të llojit mephodrone, 158,8 gramë likuid substancë dhe 1,78 gramë pluhur të bardhë.
“Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe një epruvetë qelqi për tymosje të drogave, dy telefona celularë, 4820 € para të gatshme dhe dy kartëmonedha nga 100€ që dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje. /Insajderi.org/