Insajderi
Lajme

Dogana gjen mall të padeklaruar në një automjet në Vërmicë

Insajderi
20 November 2025 - 10:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dogana gjen mall të padeklaruar në një automjet në Vërmicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve rutinë në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë selektuar një automjet për kontroll të detajuar.

Edhe pse drejtuesi i mjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim, gjatë kontrollit të automjetit janë zbuluar mallra të padeklaruara, përfshirë këpucë për meshkuj dhe femra, çanta dhe aksesorë të ndryshëm.

Nga Dogana pohojnë se mallrat e zbuluara janë ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave të parapara ligjore.

Ndërkaq, ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

“Dogana e Kosovës rikujton qytetarët se çdo mall që hyn ose del nga territori i Republikës së Kosovës duhet të deklarohet, dhe mos-deklarimi i tij paraqet shkelje ligjore që sanksionohet sipas rregullave doganore” thuhet në njoftimin e Doganës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark