Insajderi
Lajme

Edhe Abdixhiku, Haradinaj, Limaj, Peci e Kusari-Lila arrijnë në takim te Presidentja

Insajderi
20 November 2025 - 10:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Edhe Abdixhiku, Haradinaj, Limaj, Peci e Kusari-Lila arrijnë në takim te Presidentja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tashmë në Presidencë ka arritur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, i Listës Guxo, Faton Peci dhe i Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Po ashtu ka arritur edhe kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj.

Pak kohë më parë në sallën ku do të mbahet takimi ka shkuar edhe kryetari i sapozgjedhur i PDK-së, Bedri Hamza.

Ky takim i thirrur nga e para e shtetit u bë pasi që në seancën e 19 nëntorit, Glauk Konjufca si mandatar i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka arritur që të sigurojë votat e mjaftueshme, dhe kësisoj të formojë Qeverinë e Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark