Është varrosur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lumni Lushaj, i cili vdiq dy ditë më parë në një vetaksident.
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shkruar për të, duke theksuar angazhimin e tij të palodhshëm dhe kontributin në shoqëri.
“Sot, në Gjonaj të Prizrenit, u bënë homazhe dhe u mbajt mbledhja komemorative, si dhe u varros miku ynë, aktivisti i paepur i PDK-së dhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lumni Lushaj”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka shtuar se Lumni njihej për respektin që i jepte të gjithëve, për humanizmin, patriotizmin dhe energjinë pozitive që përcillte kudo.
Krasniqi ka theksuar se Kosova ka humbur një njeri të veçantë: “Ai e deshi shumë familjen e tij, shokët e bashkëpunëtorët, Hasin e tij, por mbi të gjitha Kosovën. PDK humbi një aktivist të çmuar. Kosova humbi një njeri të veçantë. Lumi do të kujtohet gjithmonë me mirënjohje, respekt të plotë dhe dashuri të madhe”.