Insajderi
Lajme

Osmani takohet me ambasadorin britanik, diskutohet mbi zgjedhjet e parakohshme dhe marrëveshjet strategjike

Insajderi
20 November 2025 - 17:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani takohet me ambasadorin britanik, diskutohet mbi zgjedhjet e parakohshme dhe marrëveshjet strategjike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Presidentja ritheksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike.

Pak më herët, Osmani priti edhe të ngarkuarën me punë të ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën po ashtu bisedoi për këtë çështje.

“Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për avancimin e bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë, tregtisë dhe të drejtave të njeriut, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj. Në këtë frymë, u diskutua edhe për përgatitjet për të shtyrë përpara iniciativën e Presidentes për lidhjen e një marrëveshjeje strategjike me Mbretërinë e Bashkuar, ashtu siç ishte diskutuar me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar gjatë vizitës së tij në Kosovë”, njofton Presidenca.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark