Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ku është diskutuar perspektiva evropiane e vendit dhe domosdoshmëria e thellimit të integrimit.
Hamza ka theksuar se një Kosovë më e zhvilluar dhe e integruar në familjen evropiane mbetet objektivi kryesor i PDK-së. Ai paralajmëron se qeveria e re, nëse udhëhiqet nga PDK, do të punojë për heqjen sa më të shpejtë të masave sanksionuese të vendosura ndaj Kosovës nga BE-ja dhe shtetet anëtare, duke mundësuar përfitimin e vendit nga projektet e përafrimit me BE-në.
Gjithashtu, Hamza ka theksuar përkushtimin e tij ndaj dialogut të hapur me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, duke e cilësuar këtë si çelës për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe të gjithë rajonit.