Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka komentuar pas shortit të play-off-it për EURO 2026, duke theksuar se prioriteti i tij dhe i ekipit është gjysmëfinalja kundër Rumanisë.
“Ne kemi bërë një fazë grupi të fortë dhe tani mendja jonë është vetëm te play-off-i. Duam të shkojmë në finale,” deklaroi Montella. “Finalja është diçka e ardhshme; për momentin i kushtojmë gjithë vëmendjen ndeshjes së parë”.
Trajneri italian komentoi edhe mundësinë për të u përballur me Sllovakinë, duke lartësuar përzgjedhësin italian të tyre, Francesco Calzona:
“Sllovakia ka një trajner italian që e njoh mirë dhe është shumë i aftë. Ekipi i tyre është kompakt dhe me shumë besim. Nuk e di se cilën do të preferoja në finale, Kosovën apo Sllovakinë, por dua që Turqia të jetë atje.”
Gjysmëfinalet e play-off-it do të zhvillohen më 26 mars, ndërsa finalet pritet të luhen më 31 mars 2026 për një vend në Kupën e Botës që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.