Sulmuesi 17-vjeçar Adrien Llukes po shkëlqen me Zvicrën në Kupën e Botës U17, ku ka shënuar dy gola dhe është shpallur lojtari i ndeshjes në fitoren 3:1 kundër Irlandës.
Forma e tij e jashtëzakonshme ka bërë që mediat zvicerane të shprehin shqetësim se talenti me origjinë kosovare mund të zgjedhë Kosovën në të ardhmen.
Gazeta zvicerane “20minuten” raportoi se Federata e Futbollit të Kosovës e ka kontaktuar lojtarin, por Llukes aktualisht është plotësisht i fokusuar te kombëtarja zvicerane dhe Botërori që po zhvillohet në Katar.
Ai mund të luajë në disa pozita dhe konsiderohet një nga talentet më premtues të Sionit, duke debutuar në Superligë që në moshën 16-vjeçare.
Llukes ka deklaruar se “modelët e tij janë Neymari dhe babai i tij”, ndërsa Zvicra U17 përgatitet të premten në orën 15:45 për çerekfinalen kundër Portugalisë.