Insajderi
Lajme

Tirana sot pret liderët e Ballkanit Perëndimor, zhvillohet samiti “Our pathway to EU”

Insajderi
21 November 2025 - 08:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tirana sot pret liderët e Ballkanit Perëndimor, zhvillohet samiti “Our pathway to EU”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Pallatin e Brigadave në Tiranë, sot do të zhvillohet samiti Growth Plan “Our pathway to EU”.

Në këtë samit priten liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos ku pritet të diskutohet lidhur me planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Evropian.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka nisur ditën pikërisht me këtë ngjarje.

Përmes një postimi në Facebook, ai u uroi të gjithë një ditë të mbarë, pas paralajmërimit për mbajtjen e samitit.

“Mirëmëngjes,  dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark