Insajderi
Insporti

Trump ‘luan futboll’ me Ronaldon në Zyrën Ovale/VIDEO

Insajderi
21 November 2025 - 12:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump ‘luan futboll’ me Ronaldon në Zyrën Ovale/VIDEO
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, postoi një video në rrjetin e tij social Truth Social, e cila u bë shumë shpejt virale.

Trump ndau një video të çuditshme të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, e cila e tregonte atë duke luajtur futboll me yllin portugez Cristiano Ronaldo në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Skena surreale tregon Presidentin e SHBA-së dhe Ronaldon duke e goditur me kokë një top që zbret nga çatia e Zyrës Ovale, dhe më pas të dy demonstrojnë aftësitë e tyre me topin.

Trump e krijoi këtë video pasi Ronaldo vizitoi Shtëpinë e Bardhë, ku mori pjesë në një darkë të shtruar për Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark