Insajderi
Insporti

Kapiteni i Sllovakisë i frikësohet ndeshjes me Kosovën në play-off: S’e kemi lehtë

Insajderi
21 November 2025 - 16:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kapiteni i Sllovakisë i frikësohet ndeshjes me Kosovën në play-off: S’e kemi lehtë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas shortit të hedhur në Zyrih të Zvicrës, kapiteni i Sllovakisë, Milan Skriniar ka komentuar ndeshjen ndaj Kosovës në play-off të Botërorit.

Ai u shpreh se “dardanët” kanë një skuadër shumë të mirë dhe është i bindur se ekipi i tij nuk do ta ketë të lehtë, pavarësisht se luan në shtëpi.

KOSOVA- “Nga të gjithë kundërshtarët ka qenë e pamundur të gjendej një ekip me më pak kualitet. Të gjitha janë skuadra të balancuara. Kosova ka bërë ndeshje të shkëlqyera dhe nuk do ta kemi lehtë”.

STADIUMI- “Ambientin në shtëpi e kemi avantazh. Me stadium të mbushur plot, do të japim 100% dhe do të përjetojmë mbrëmje magjike. Bashkë me tifozët tanë, jemi të bindur se do të afrohemi drejt synimit të madh”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark