Insajderi
Insporti

Këta janë pesë lojtarët më të shpejt të Kombëtares shqiptare

Insajderi
21 November 2025 - 18:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Këta janë pesë lojtarët më të shpejt të Kombëtares shqiptare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka publikuar statistikat e “Top 5” futbollistëve më të shpejtë të Kombëtares së Shqipërisë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

Shqipëria e mbylli Grupin K në vendin e dytë, pas Anglisë, duke siguruar kalimin në fazën e ‘play-off’, ku pas hedhjes së shortit u mësua se kundërshtari i gjysmëfinales është Polonia, ndërsa në rast kalimi në finale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Ukrainë-Suedi. Por, një ditë pas shortit, faqja zyrtare e FSHF-së është përkujdesur t’i zbulojë disa statistika nga ndeshjet kualifikuese të grupeve, ku ndër to janë edhe shpejtësia maksimale e arritur nga lojtarët e kombëtares.

Sipas faqes së FSHF-së, Nedim Bajrami ishte lojtari që arriti shpejtësinë më të madhe gjatë ndeshjeve kualifikuese, pasi sprinti i tij në njërën nga ndeshjet shkoi deri në 34.18km/h. Pas tij renditen Arbër Hoxha, i cili arriti një shpejtësi prej 32.98 km/h, ndërsa Armando Broja dhe Myrto Uzuni arritën shpejtësi të njëjtë prej 32.23 km/h. Lojtari i pestë më i shpejtë i kombëtares kuqezi në këto kualifikuese ishte mbrojtësi Mario Mitaj me një shpejtësi të arritur prej 31.47 km/h


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark