Insajderi
Showbiz

“Ia kam shpreh dashurinë”, Londrimi kërkon falje pasi e kapi për flokësh Klodianin

Insajderi
21 November 2025 - 21:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ia kam shpreh dashurinë”, Londrimi kërkon falje pasi e kapi për flokësh Klodianin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një situatë e pakëndshme kishte ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku një prekje fizike mes dy banorëve ka shkaktuar tension të menjëhershëm.

Londrimi është ai që, gjatë një momenti loje apo shakaje, ka prekur Klodianin duke e kapur për flokësh. Reagimi i Klodianit ka qenë i menjëhershëm, teksa ai u ngrit në këmbë dhe me ton serioz e pyeti: “Kujt po ia kap ti flokët ashtu?”

Atmosfera në shtëpi u rëndua brenda pak çastesh, duke e kthyer momentin në një situatë të tensionuar. Klodiani më pas iu drejtua Vëllait të Madh duke thënë: “Vëllai i madh, sot grusht, tash i kapi floket…”, duke nënkuptuar se kjo nuk ishte hera e parë që ai ndihej i prekur fizikisht.

Në “Prime” sot u diskutua pikërisht kjo.

Londrimi tha sot se nuk kishte qëllim të keq dhe kërkoi falje.

“Nuk do përsëritet më. Me atë gjest ia kam shpreh dashninë”, tha ai.

Në anën tjetër Klodiani tha se nuk ishte shaka.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark