Insajderi
Lajme

Lladrovci kritikon Bedri Hamzën: Kjo nuk është rrugë për ta fuqizuar partinë as degë

Insajderi
22 November 2025 - 15:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lladrovci kritikon Bedri Hamzën: Kjo nuk është rrugë për ta fuqizuar partinë as degë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar kryetarin e ri të PDK-së Bedri Hamza.

Lladrovci tha se “mësimi nga Drenasi nuk pati efekt”, sepse sipas tij nuk ka reflektim.

“Reflektimet në opinion nga ndonjë eksponent i lodhtë me ligjërata koti, apo nga z. Hamza që synon të barazojë shkakun dhe pasojën. Kjo nuk është rrugë për ta fuqizuar partinë as degën”, shkroi ai.

Lladrovci thekson se uniteti është kusht i domosdoshëm për fitoren e PDK-së dhe për ndryshimin e gjendjes në vend.

“Uniteti është zotim i përkushtimit për qëllime më të larta se fati i një dege apo individi. Uniteti është kusht i fitores për ta ndryshuar gjendjen e Kosovës, e cila qëndron mbi çdo sakrificë tonën”, deklaroi ai.

Ai shtoi se PDK ka nevojë për ridefinim të qasjes politike dhe organizative, duke theksuar se partia duhet të udhëhiqet me “gjuhën e fitimtarëve” dhe me vizion pa kushte.

Postimi i plotë:

Uniteti është kusht i fitores për ta ndryshuar gjendjen e Kosovës

Përkundër deklarimeve të mija, të qarta si rrezja e diellit, mjegulla rreth Drenasit nuk po hiqet. Për fat të keq, nga disa eksponentë, gjendja po promovohet normale dhe disfata po paraqitet fitore.

Mësimi nga Drenasi, siç shihet, nuk pati efekt. Reflektimet në opinion nga ndonjë eksponent i lodhtë me ligjërata koti, apo nga z. Hamza që synon të barazoj shkakun dhe pasojën. Kjo nuk është rrugë për ta fuqizuar partinë as degën.

Uniteti është zotim i përkushtimit për qëllime më të larta se fati i një dege apo individi. Uniteti është kusht i fitores për ta ndryshuar gjendjen e Kosovës, e cila qëndron mbi çdo sakrificë tonën.

Situata në PDK kërkon ridefinim të qasjes dhe metodave të veprimit politik dhe organizativ. Kjo mund të bëhet duke u shërbyer me gjuhën e fitimtarëve me vizion, pa kushte dhe pa hile.

Shkurtpamësinë politike do larguar nga partia e krijuar nga heronjtë tanë të luftës dhe paqes, duke përfaqësuar breza të tërë me përkushtim atdhetar, për Kosovën shtet me vlera euro-atlantike. Ndryshe, keqbërësit e bedelët politikë do të mbesin shenjë dalluese e partisë shteformuese dhe shtetndërtuese.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark