Insajderi
Lajme

Pas lirimit nga burgu i Serbisë, vjen reagimi i ish- policit Arbnor Spahiut

Insajderi
22 November 2025 - 19:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pas lirimit nga burgu i Serbisë, vjen reagimi i ish- policit Arbnor Spahiut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-polici Arbnor Spahiu ka njoftuar se është liruar nga burgu i Serbisë, ku ishte mbajtur që nga 7 qershori i këtij viti.

Ai thotë se arrestimi i tij ka qenë “plotësisht politik dhe i padrejtë”, ndërsa thekson se tani është mirë dhe “më i fortë se kurrë”.

Ai ka shprehur mirënjohje edhe për ndihmën financiare të dhënë nga qytetarët, të cilën e ka cilësuar si shumë të vlefshme.

Ky është postimi i tij i plotë:

Përshëndetje Kosova ime

Dje në mesditë jam liruar nga burgu i Serbisë, ku kam qenë i arrestuar padrejtësisht që nga 7 qershori i këtij viti për akuza të rënda, të cilat kanë qenë pjesë e një procesi plotësisht politik dhe të padrejtë. Dua t’ju njoftoj se jam mirë, më i fortë se kurrë dhe mirënjohës për çdo mbështetje gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Faleminderit nga zemra familjes sime, shoqërisë, bashkëfshatarëve, ish-kolegeve të mi të Policisë së Kosovës , institucioneve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë, për mbështetjen morale e emocionale, për vizitat dhe fjalët e mira që i dhanë forcë familjes sime.

Faleminderit gjithashtu për çdo ndihmë financiare nga të gjithë ata që kanë kontribuar, e cila ka qenë shumë e vlefshme dhe e çmuar gjatë këtyre muajve të vështirë.

Një falënderim i posaçëm për avokatin tim kryesor, Gvozden Grgur, i cili ka qenë profesional, i palodhshëm dhe i përkushtuar në luftimin për drejtësi dhe mbrojtjen time në çdo hap të këtij procesi. Falenderim edhe për përkthyesin, i cili ka qenë mbështetje e rëndësishme.

Gjithashtu, një falënderim i veçantë për çdo njeri dhe çdo media që ka kontribuar, mbështetur, folur apo ndihmuar në forma të ndryshme, mirënjohja ime për ju është e pafund.

Gëzimin që po shoh në sytë e njerëzve, dashurinë dhe lumturinë për lirimin tim, nuk mund ta përshkruaj me fjalë, është një ndjenjë e jashtëzakonshme.

Zoti ju bekoftë të gjithëve!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark