Insajderi
Lajme

Produktet ushqimore të Kosovës prezantohen për herë të parë në IsraFood Expo, Tel Aviv

Insajderi
23 November 2025 - 14:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Produktet ushqimore të Kosovës prezantohen për herë të parë në IsraFood Expo, Tel Aviv
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tel Aviv, Izrael — Për herë të parë, prodhuesit ushqimorë nga Kosova morën pjesë në panairin prestigjioz IsraFood Expo në Tel Aviv, duke prezantuar gamën e tyre të gjerë të produkteve: nga lëngjet natyrale të frutave qumështit,akullorja “magic ice” produktet e kërpudhave, te pija energjike Golden Eagle, e cila tërhoqi vëmendjen kryesore të vizitorëve. Një vend të rëndësishëm në prezantimin e javes se ardhshme do kete edhe Birra Peja, e cila veçse po pritet me shumë interes nga kompanite izraelite.

Gjatë këtij eventi treditor intensiv, disa ndër kompanitë më të mëdha izraelite të industrisë ushqimore, zinxhirët kryesorë të supermarketeve dhe linjat ajrore izraelite vendosën porositë e para për produktet nga Kosova — përfshirë këtu edhe furnizimet për linjën ajrore Tel Aviv–Tiranë.

“Kjo ekspozitë e panairit te ushqimit rezultoi në një sukses të jashtëzakonshëm,” deklaroi perfaqesuesi eksluziv
z. Doron Kenigsbuch nga Mikur Trading,Izrael përfaqësuesi eklsuziv i prodhuesve kosovar ne Izrael duke theksuar nivelin e lartë të interesimit dhe potencialin e bashkëpunimit tregtar mes prodhuesve kosovarë dhe tregut izraelit.

Ky prezantim shënon një hap të rëndësishëm drejt rritjes së pranisë së produkteve të Kosovës në tregun ndërkombëtar dhe krijimit të partneriteteve të reja afatgjata.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark