Insajderi
Lajme

Federata e Taekwondo-së demanton pretendimet për dallavere: Kishte tentativa për uzurpim të Federatës

Insajderi
23 November 2025 - 15:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Federata e Taekwondo-së demanton pretendimet për dallavere: Kishte tentativa për uzurpim të Federatës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Federata e Taekwondo-së së Kosovës ka reaguar ndaj akuzave të Nuhi Gashit dhe Arben Gashit, të cilët adresuan tek Insajderi dyshime për shkelje ligjore dhe manipulime brenda FTWK-së. Në një përgjigje të vonuar, Federata i cilëson këto pretendime si të pavërteta dhe me synim të dëmtimin e imazhit të Federatës.

Sipas FTWK-së, Nuhi Gashi dhe Arben Gashi nuk kanë asnjë rol zyrtar në Federatë dhe akuzat e tyre nuk mbështeten në asnjë provë dokumentare.

Por, Nuhi Gashi dhe Arben Gashi në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Klubeve, i janë drejtuar MKRS-së, KOK-ut dhe klubeve të federatës me dy ankesa të ndara, ku kërkuan pezullimin dhe anulimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të thirrur për datën 12 nëntor 2025, duke e cilësuar atë si “të paligjshëm dhe të pavlefshëm”

Por këto akuza i ka demantuar Federata e Taekwondo’s. Për më tepër, Federata thekson se të dy personat kanë qenë të përfshirë në një incident të rëndë të regjistruar zyrtarisht në Policinë e Kosovës.

Më 24 shtator 2025, ata – bashkë me disa persona të tjerë – dyshohet se kanë hyrë pa autorizim në zyrat e FTWK-së në Shtëpinë e Sportit, duke ushtruar presion dhe sjellje kërcënuese ndaj ish-sekretares së Federatës.

“Është e rëndësishme të theksohet se Nuhi Gashi dhe Arben Gashi, të vetë ashtuquajtur si kryesues të komisionit kanë qenë më parë të përfshirë në raste të regjistruara zyrtarisht në organet e sigurisë dhe institucionet shtetërore. Në një ngjarje të ndodhur në Shtëpinë e Sportit me datë 24.09.2025 rreth orës 13:00, ata së bashku me disa persona të tjerë, hynë pa autorizim në zyret e Federatës duke përdorur sjellje agresive dhe kërcënuese ndaj ish-sekretares femër të Federatës. Qëllimi i tyre ishte të merrnin në mënyrë të jashtë ligjshme vulën dhe çelësat e institucionit, duke cënuar sigurinë dhe funksionimin e rregullt të Federatës”, thuhet në përgjigjen e tyre për Insajderin.

Sipas Federatës, qëllimi i grupit ishte marrja e vulës dhe çelësave të institucionit në mënyrë të jashtëligjshme.

Federata e Taekwondo-së rithekson se gëzon mbështetjen e plotë të Ministrisë së Sportit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, sidomos në prag të organizimit të Kampionatit Evropian U21 2025 – ngjarja më e madhe ndërkombëtare e këtij sporti të mbajtur ndonjëherë në vend.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark