Insajderi
Sport

Kosova e Argjendtë në Podgorica Junior European Cup 2025

Insajderi
23 November 2025 - 15:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kosova e Argjendtë në Podgorica Junior European Cup 2025
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Xhudistja kosovare Laurinë Gashi ka shkëlqyer në “Podgorica Junior European Cup 2025”, duke siguruar medaljen e argjendtë në kategorinë e saj.

Laurinë ishte e lirë në xhiron e parë dhe më pas shënoi fitore me Ippon ndaj polakes Tetiana Kyryliuk në çerekfinale. Në gjysmëfinale, ajo triumfoi sërish me Ippon, duke mposhtur kroaten Valentina Zivkovic, shkruan Gazeta Express.

Në ndeshjen për medaljen e argjendtë, Laurinë u përball me Libi Becker nga Izraeli, ku humbi me Wazaari, duke siguruar kështu vendin e dytë në podium. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark