Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren–Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ai bëri të ditur se bëhet fjalë për një vetaksident të ndodhur rreth orës 18:30, në kilometrin 26 të autostradës, raporton Insajderi.
“Sot, me datë 23.11.2025 rreth orës 18:30, në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, km 26, në drejtim Prizren–Prishtinë, është shkaktuar një aksident trafiku (vetaksident) me lëndime. Vetura e përfshirë në aksident është me targa vendore. Personi i lënduar është duke u trajtuar në QKMF Prizren dhe sipas mjekut kujdestar nuk ka lëndime të rënda”, ka deklaruar Hoxha.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /Insajderi.org/