Insajderi
Insporti

Dramë e vërtetë, Elche ia merr një pikë Real Madridit

Insajderi
23 November 2025 - 23:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dramë e vërtetë, Elche ia merr një pikë Real Madridit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Real Madridi është ndalur me barazim nga Elche në ndeshjen e vlefshme në La Liga.

Elche ishte ekipi që mori dy herë epërsinë. Febas ishte ai që shënoi i pari në minutën e 53′, shkruan Insajderi.

Real Madrid barazoi rezultatin veç në minutën e 73′, pas një goditje nga këndi ku u gjet mirë Dean Huijsen dhe shënoi.

Në minutën e 84′ shënoi Alvaro Rodriguez me një solo-gol fantastik.

Ndërkaq në minutën e 87′ shënoi Jude Bellingham për Real Madrid, për të barazuar 2-2.

Me karton të kuq u përjashtua Chust në minutat e fundit të ndeshjes.

Real Madrid qëndron vetëm një pikë larg Barcelonës në garën për titullin në La Liga. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark